Sot mot i ftohtë dhe me borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.