Sot luhet një prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit evropian

Real Madridi synon të fitojë takimin e parë ndaj princave të udhëhequr nga Neymar që kanë qenë të shkëlqyeshëm këtë sezon, kurse ekipi i Zidane të gjitha shpresat për ta shpëtuar sezonin i ka në garën më prestigjioze në Kontinentin e Vjetër.

Pasi dështoi në La Liga dhe në Copa del Rey, për Realin kjo është padyshim ndeshja kryesore për ta deri në këtë fazë të sezonit, ndërkaq për ekipin e Unai Emery është test i madh që do të tregojë nëse PSG – më në fund – është e gatshme për të garuar më seriozisht në këtë turne.

SHPËRNDAJE