Sot homazhe para Teatrit për viktimat e xhamive në Zelandë të Re

Për sot po paralajmërohet të mbahen homazhe për 50 viktimat e vrarë në sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch, Zelandë të Re, transmeton Koha.net. Homazhet do të mbahen nga ora 18:00.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebookut Diana Sejdiu, qytetare edhe e Zelandës së Re.

Homazhin e organizojnë shqiptarët që kanë jetuar dhe janë shtetas të Zelandës së Re.