Sot fillon edicioni i ri i Premier Ligës

Me ndeshjen mes Manchester United dhe Leicester City, nis sezoni i ri në Angli.

Yjet e futbollit që luajnë në Premier Ligë, nga kjo javë do të nisin rrugëtimin për trofeun e çmueshëm të kampionatit anglez.

Ndeshja e parë dhe e vetme për ditën e sotme zhvillohet në stadiumin Old Trafford, aty ku “Djajtë e Kuq”, presin Leicester Cityn.

Jose Mourinho do të ketë disa mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje si, Nemanja Matiq, Marcos Rojo, Antonio Valencia dhe blerja më e re Diogo Dalot.

Faza përgatitore nuk ka qenë shumë e mirë për Unitedin që ka hasur vështirësi në organizimin e lojës e sidomos në fazën e mbrojtjes, ku Mourinho kishte kërkuar një lojtar, por ja që kjo kërkesë nuk iu plotësua.

Në anën tjetër Leicester që këtë vit ka mbetur pa Riyad Mahrez, do të udhëtojë drejt Manchesterit për të shkaktuar befasinë e parë sezonale.

Sfida mes këtyre dy ekipeve fillon në orën 21:00.

SHPËRNDAJE