Sot dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se sot në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Çeki.

Ndeshja do të zhvillohet më 7 shtator në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ashtu sikurse deri më tash biletat mund t’i blini nëpërmjet platformës online www.tiks.app