Sony Xperia 1 me ekran të gjatë 4K

Sony gjatë konferencës MWC 2019 në Barcelonë prezantoi telefonin e tij të fundit premium, të quajtur Xperia 1.

Telefoni përmban një dizajn më të thjeshtë dhe të sheshtë, por në të njëjtën kohë siguron mbajtjen e mirë në dorë të panelit të qelqit. Sensori i gjurmëve të gishtave lëviz në çelësin e ndezjes në anën e djathtë të pajisjes.

Xperia 1 ka ekran 6.5 inç OLED me raport të përmasave 21: 9. Rezolucioni i ekranit është 4K (3840 x 1644P) dhe ofron një pamje shumë të qartë. Telefoni gjithashtu ofron një gradim 10-bit për një ekran më të pastër të ngjyrave të ndryshme.

Kompania japoneze, në bashkëpunim me Dolby Atmos, ka zhvilluar një tingull “shumëdimensional” që pretendon të rrisë përvojën multi-media të përdoruesit në pajisjet mobile, transmeton KosovaPress.

Në anën e pasme të Xperia 1 ekzistojnë tre kamera dh të gjithë sensorët kanë rezolucion 12MP.

Ata që duan të regjistrojnë video kanë diçka për t’u gëzuar me veçoritë e reja të Kinema Pro. Ka lëvizje për kontrollin e ngjyrave dhe aftësinë e regjistrimit në 4K HDR në formatin 21: 9. Regjistrimet janë stabilizuar nga një kombinim optik dhe digjital.

Sa i përket harduerit, Xperia 1 përdor çipin Qualcomm Snapdragon 855 në kombinim me 6GB RAM dhe 64GB / 128GB hapësirë ruajtëse. Kapaciteti i baterisë është 3300mAh. Në anën e softuerit, ka mbështetje përmes platformës Android 9 Pie.

Sony Xperia 1 do të jetë në dispozicion në ngjyrën e zezë, të bardhë, gri dhe vjollcë, ndërkohë që ende nuk dihen detajet rreth çmimit të telefonit, i cili do të dalë së shpejti në treg.