Sonte takimi Islandë-Kosovë

Albert Bunjaki ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën.

Kosova  në udhëtim zhvillon ndeshjen e xhiros së 10-të kualifikuese për Kampionatin Botëror.

‘Dardanët’ do të jenë mysafir të Islandës, që me një fitore mund të sigurojnë pjesëmarrjen në ‘Rusia 2018’.

“Pas shumë orëve udhëtim, është e vështirë të bëhet diçka në këtë ndeshje. Megjithatë ne kemi pasur ngritje sa i përket paraqitjeve dhe do të mundohemi të bëjmë befasi. Do të japim maksimumin edhe në këtë ndeshje dhe shpresojmë se do t’ia dalim”, tha fillimisht Bunjaki.

Tutje trajneri i Kosovës paralajmëroi ndryshime në formacion për këtë ndeshje, për dallim nga ndeshja me Ukrainën.

“Mund të ketë disa ndryshime në formacion sepse edhe lojtarët janë të lodhur, stërvitja e fundit më shumë do të jetë rigjenerim”.

Ky takim do të zhvillohet në ora 20:45.