Sonte mësohet emri i lojtarit më të mirë, në botë

Sonte duke filluar nga ora 20:30, në një ceremoni “gala” në Milano, do të mësohet emri i lojtarit më të mirë në botë.

Në garë për çmimin “The best” janë dyshja e përhershme, Ronaldo – Messi si dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Këtë natë do të shpallën edhe lojarja më e mirë femër, trajneri më i mirë si dhe lojtarët më të mirë në pozicione.

Luka Modric e ka mbajtur këtë çmim për një vit, derisa ai më nuk është në garë për të.