Sonte derbi i Stambollit, Fenerbahçe pret Galatasaray-in

Në Stamboll, sonte do të luhet derbi ndërkontinental i futbollit dhe një nga derbit më të mëdhenj të botës në mes klubeve Fenerbahçe dhe Galatasaray, që do të jetë përballja e tyre e 387-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e parë mes Fenerbahçe dhe Galatasaray është luajtur në vitin e hershëm 1909 në stadiumin e sotëm “Ulker” ndërsa gjatë viteve të rivalitetit që daton nga vitit 1909, ekipi i Fenerbahçes, apo “kanarina e verdhë”, ka qenë më e mirë si nga numri i fitoreve ashtu edhe për golat e shënuara.

Në 386 ndeshje të luajtura, Fenerbahçe ka shënuar fitore në 146 ndeshje ndërsa Galatasaray festoi në 123 ndeshje. Në të njëjtën kohë, 117 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Fenerbahçe shënoi 532 gola kurse Galatasaray 482.

Sa i përket takimeve në Super Ligën Turke, rivalët e Stambollit kanë luajtur gjithsej 121 ndeshje, nga të cilat Fenerbahçe ka shënuar 50 fitore, Galatasaray 33 ndërsa 38 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Në 10 ballafaqimet e fundit të rivalëve të Stambollit, situata është e barabartë. Feneri dhe Galata kanë shënuar nga 3 fitore në 10 takimet e fundit, dhe katër takime përfunduan pa fitues.

Galatasaray aktualisht kryeson tabelën me 53 pikë në kampionatit turk, i ndjekur nga Beşiktaş dhe Başakşehir nga Stambolli me 50 pikë ndërsa Fenerbahçe është i katërti me 47 pikë. Triumfi në këtë ballafaqim është i një rëndësie të madhe për të dy klubet.

Galatasaray me fitore do të lehtësonte shumë rrugën drejt një titulli tjetër. Nga ana tjetër, Fenerbahçe do të luajë më tërë forcën për tri pikët në derbin për të treguar se është ende në luftë për kampionin e Turqisë. Ajo çfarë mund të pritet nga derbi i Stambollit sonte është futboll i cilësisë së lartë.

Ndeshja në stadiumin “Ulker” është caktuar për sot me fillim në ora 17:00.