Solskjaer zbulon fatin e Martial, Rashford, Pogba dhe Lingard

Ole Gunnar Solskjaer ka mbajtur një takim me lojtarët e Manchester United pas ndeshjes me Cardiffin.

Manchester United fitoi 5 me 1 ndaj Cardiffit, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se çfarë do të bëjnë në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’ ka zbuluar edhe se si do t’i përdor Marcus Rashfordin, Paul Pogban, Jesse Lingardin dhe Anthnoy Martialin.

“Nuk do të ndodhë gjithmonë si ndaj Cardiffit, andaj ne duhet të përgatitemi më shumë”, tha fillimisht Solskjaer, përcjell “lajmi.net”.

Ne duhet të sulmojmë, të sulmojmë dhe vetëm të sulmojmë nëse duam të fitojmë ndeshjet e mbetura.

“Martial, Pogba, Lingard dhe Rashford do të jenë në formacionin tim kyç, pasi janë lojtarë që mund ta vrasin ndeshjen me goditjet e tyre nga jashtë zonës”, ka shtuar më tej trajneri i Manchester United.