Solskjaer e ka seriozisht, Man Utd merr tri pikë në udhëtim ndaj Tottenham

Ka përfunduar edhe kryendeshja e xhiros së 22-të në Premierligë, mes Tottenham dhe Manchester United. Ky takim i takoi mysafirëve nga Manchester, të cilët arritën të fitojnë me rezultatin minimal 0:1. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi anglezi Marcus Rashford në minutën e 44’, shkruan lajmi.net. Meritë të madhe në atë gol pati edhe francezi Paul Pogba i cili dha një asistim maestral. Kjo ishte sfida e parë me një kundërshtar serioz për Ole Gunnar Solskjaer, por norvegjezi tregoi se Manchesteri po rikthehet seriozisht. Është kjo fitorja e pestë me radhë nga United në Premierligë dhe tashmë ata grumbullojnë 41 pikë, duke u barazuar me Arsenal. Tottenham mbetet në kuotën e 48 pikëve, në vendin e tretë të tabelës.