Smogu vdekjeprurës kthehet në Delhi

Ndotja e ajrit në kryeqytetin indian është rritur në nivele të rrezikshme pas fishekzjarreve që u ndezën për të festuar Diwali-n, pavarësisht një ndalimi nga gjykata.

Banorët u zgjuan të enjten me qytetin e mbuluar nga një mjegull toksike.

Gjykata e Lartë kishte kufizuar afatin kohor për vendosjen e fishekzjarreve në vetëm dy orë natën, por urdhri u kundërshtua hapur.

Diwali, festivali më i rëndësishëm Hindu në pjesën veriore të Indisë, feston fitoren e së mirës mbi të keqen.

Sipas njoftimeve, nivelet e grimcave të vogla (të njohura si PM 2.5) që hyjnë thellë në mushkëri arrijnë deri në 999 mikrogramë për metër kub në disa zona të kryeqytetit të enjten në mëngjes.

Ambasada amerikane shkroi në Twitter se masa e cilësisë së ajrit në Delhi ishte rritur në 526, duke e ndotur atë në kategorinë “e rëndë” dhe duke paraqitur një rrezik serioz shëndetësor për banorët.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme tha se donte të provonte nëse ndalimi i fishekzjarreve do të bënte ndryshime në cilësinë e ajrit të Delhi, renditur ndër më të këqijtë në botë.

Por përkundër kufizimeve dhe afatit dy orësh në natën e festivalit, banorët e Delhi vazhduan të djegin fishekzjarre deri vonë.

Njerëzit iu drejtuan mediave sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj banorëve, të cilët injoruan urdhrat e gjykatës. /Ora News.tv/