Skepticizëm për tribunalin

Nisma që Kosova të themelojë një tribunal ndërkombëtar për krimet, të cilat Serbia i ka kryer gjatë luftës së fundit, po pritet me skepticizëm nga juristët vendorë. Kjo për faktin se siç thonë ata një tribunal i tillë po bëhet për t’i mbuluar dështimet që kanë ndodhur për dy dekada në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se iniciativa për formimin e tribunalit për krimet e serbëve në Kosovë nuk do të ketë efekt. “Iniciativa për krijimin e një tribunali të tillë është pa efekt ligjor dhe me qëllim të mbulimit të dështimeve të tjera.

Tribunalet e tilla formohen me anë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për miratimin e një rezolute të tillë kërkohen edhe votat e 5 vendeve anëtare të përhershme të këtij Këshilli (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe), shkruan më tutje “Zëri”.

Aktualisht nuk ka një vullnet nga këto shtete për t’u votuar ky tribunal ndërkombëtar, aq më pak nga Rusia dhe nga Kina.

SHPËRNDAJE