Skandali tjetër i Facebook: Ndau mesazhet e përdoruesve me dy kompani

Facebook ka pranuar lejimin e kompanive të tjera, atë të Spotify dhe Netflix, për të hyrë në miliona mesazhe private të përdoruesve.

Duke u përgjigjur në një raport të New York Times nga e marta se si Facebook shpërndau të dhënat e përdoruesve me partnerët gjatë viteve, kompania tha se i kishte dhënë palëve të treta akses të gjerë në mesazhe, transmeton lajmi.net.

Facebook tha se iu mundësoi kompanive të mund të hynë në shërbime të tilla si Spotify me llogarinë e tyre në Facebook dhe pastaj të dërgojnë mesazhe përmes aplikacionit Spotify.

Duke përmendur dokumentet e brendshme të Facebook, The Times tha se Spotify mund të shikojë mesazhet e më shumë se 70 milionë përdorues të Facebook në muaj. Times raportoi se Spotify, Netflix dhe Banka Mbretërore e Kanadasë mund të lexonin, shkruajnë dhe madje të fshijnë mesazhet e njerëzve.

Spotify dhe Netflix, megjithatë i thanë The Times se ata nuk ishin në dijeni se kishin këtë lloj aksesi të gjerë në Facebook.