Skandali seksual në Vatikan, arrest për klerikun e njohur

Një tjetër skandal seksual në Vatikan ka goditur një nga përfaqësuesit e lartë të Kishës Katolike.

Bëhet fjalë për arqipeshkvin Gustavo Zanchetta, i cili akuzohet për abuzime seksuale dhe për këtë arsye drejtësia argjentinase ka shpallur një urdhër arresti ndërkombëtar për të.

Aktualist arqipeshkvin Zanchetta ndodhet në Selinë e Shenjtë. Zanchetta akuzohet për abuzim seksual të përsëritur ndaj dy seminaristëve.

Sipas mediave, dy argjentinasit njihen mirë, pasi Zanchetta ka qenë edhe sekretar i APSA, institucionit që menaxhon financat e Vatikanit.

Zanchetta është akuzuar gjithmonë nga qarqet konservatore katolike, duke e përdorur atë dhe për të sulmuar Papa Françeskun. Deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar nga Papa Françesku, apo nga vet Zanchetta./