Skandal në Tiranë, ja si sillen pedagoget me nxënësit me nevoja të vecanta (Video)

Ka dalur në dritë skandali i radhës në shkollat speciale, kësaj here i sjellur nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Është pikërisht shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytetin shqiptar, Tirana, ajo e cila është tronditur nga sjelljet e edukatoreve ndaj fëmijëve me nevoja të vecanta.

Shkolla “Luigj Gurakuqi” është e vetmja shkollë në kryeqytet e cila ofron ambient shkollor për fëmijët me nevoja të vecanta, por me sa shihet, edukatoret e shkollës janë larg të qenurit pedagog, e aq më pak njerëzor.

“Hajde këtu more pabuks!”, është vetëm njëra nga bërtimat e edukatoreve që kapet nga kamerat e Fiks Fare, dhe këto pamje ju tregojnë gjuhën dhe sjelljen e mësueseve me fëmijët e Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi” /MESAZHI/