Skadon kontrata, nxënësit mbesin pa qumësht në shkollat e Prishtinës

Nga viti 2015 nxënësit e ciklit të ulët në shkollat e Prishtinës po marrin nga një shujtë dhe pako me qumësht falas. Por, që një javë, që kur ka filluar procesit mësimorë për gjysme vjetorin e dytë, Komuna nuk ka shpërndarë qumësht. Që nga viti 2015 e deri më tani, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti shpërndanë çdo ditë nga një pako me qumësht falas për nxënësit e shkollave fillore. Por, ka një javë që kur ka përfunduar greva dhe në shkollat e Prishtinës nuk është dërguar qumësht, shkruan lajmi.net. Shkak për këtë janë bërë procedurat tenderuese të cilat Komuna e Prishtinës nuk i zhvilloi më kohë. Më 11 janar të këtij viti ka skaduar validiteti i kontratës që Komuna e Prishtinës e ka pasur të lidhur me kompaninë “ABRAZEN” L.L.C. Kjo kontratë peshonte saktësisht 733.698,00 euro. Më pas komuna përmes procedurave tenderuese hapi ofertë të re, por tashmë ka njoftuar për anulimin e tenderit me arsyetimin se çmimi i ofruar nga ofertuesi i vetëm ka tejkaluar shumën e planifikuar nga komuna. Një përplasje e ashpër ka nisur që disa ditë në mes ish partisë në pushtet në Komunë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Prishtinës Shpend Ahemti, për furnizim me qumësht në komunën e Prishtinës. Dy palët e kanë paditë njëri tjetrin. Megjithëkëtë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili bëri padi sot ndajë Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje, nuk ka mundur të japë një datë se kur do të mund të shpërndahet qumësht për nxënësit, por ka thënë se Komuna e Prishtinës është duke e shqyrtuar mundësinë që të negociojë kontratën me kompaninë e më hershme, për të arritur te çmimi 20 cent për një paketim qumësht, pasi oferta në tenderin që dështoi kishte çmim prej 25 centëve në pako. “Padia sot nuk ka të bejë me furnizimin me qumësht sot. Procedurat tenderuese për të cilat bëhet fjalë në padi kanë përfundu si kontrata. Ne kemi filluar procedurat tjera pas përfundimit të kontratës. Ka pas vetëm një ofertë (jo Vita) dhe ka qenë 25 cent. Pra më shtrenjtë se ajo çka kemi pas deri tani dhe mbi buxhetin e ndarë. Pra, njëherë nuk ka furnizim. Po shqyrtojmë mundësitë e negocimit për të arrit çmimin e mëhershëm që ka qenë çmimi më i ulët se tregu dhe që është në përputhje me mundësitë buxhetore”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net. Komuna e neglizhojë tenderin Dyshime për keqpërdorime në tenderin e qumështit, Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur në fillim të janarit 2019 në një konferencë për media, ndërsa kallëzimin penal është bërë pas pakë ditëve. Meqë tenderi paraprakë ka pasur validitet deri me 11 janar, lajmi.net ka parë që Komuna e Prishtinës e ka hapur ofertën e saj publike në faqen e KRPP-së me datë 21 nëntor 2018. Po sipas dosjes së tenderit, afati për dorëzimin e ofertave ka qenë deri me datën 20.12.2018, gjë të cilën nuk ka bërë kompania “Vita”, ose “ABRAZEN”, e afërt me këtë kompani, por vetëm një kompani të cilën komuna nuk e ka bërë publike. Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë më i shkurtër se zakonisht dhe për këtë Komuna e Prishtinës ka pasur një arsyetim. “Pasi që afati kontratës ekzistuese është gati për të skaduar është paraqitur nevoja e shkurtimit të afatit”, thuhet në dosjen e tenderit, respektivisht në nenin IV tek pika 3.3 në dosjen e tenderit. Ndërsa me datë 09.01.2019, komuna ka marr vendim që ta anulojë procedurën e prokurimit më datë 32 janar 2019. “Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në mase substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në anulimit e procedurës së prokurimit për këtë tender. Ndryshe nga herët tjera, Komuna kishte paraparë që tenderi të ketë validitet vetëm 6 muaj, afat i cili mund të ketë dekurajuar ofertuesit, ndryshe nga afti i më hershëm që ishte 3 vite, dhe një herë 1 vit. Përplasja mes Ahmetit dhe ish partisë së tij Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paditur sot për shpifje Lëvizjen Vetëvendosje, e cila rreth një muaj me parë ushtroi kallëzim penal me pretendimin se Ahmeti ka keqpërdorur 530 mijë euro në tenderin me qumësht për nxënësit. Pasi dorëzoi padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Ahmeti tha se në padi ka kërkuar dëmshpërblim, të cilin sipas tij do ta caktojë gjykata. Ahmeti ka përsëritur se procedurat kanë qenë të hapura dhe se çmimi i qumështit të blerë ka qenë më i liri në Kosovë. Ai ka shtuar se VV-ja nuk është e interesuar për paranë publike por për të gënjyer. “E kam ftuar në ballafaqim, hajdeni në çdo televizion, ama le të vijë kryetari, mos të fshihet prapa Fitores, Valdrinave, Emanave, sepse i njohim këta. Do të ishte mirë me dal në debat, ballafaqohemi për krejt temat, edhe për qumësht edhe për qeverisje, edhe për Devollët, në çfarëdo televizioni, dhe tregojmë kush po rren në këtë mes”, ka deklaruar ai. Për dallimin e madh të çmimit të qumështit nga kontrata e parë me këto të vitit të kaluar, gjatë muajit janar aktivistë të Qendrës së Vetëvendosje nga Prishtina kanë dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal ndaj kryetarit Shpend Ahmeti për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për lidhje të kontratës së dëmshme. Ky kallëzim penal i dorëzuar në Prokurori nga Vetëvendosje ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime në vlerë prej 530 mijë eurove në tenderët për furnizim me qumësht nga ana e Komunës së Prishtinës. “Kjo pasi që në vitin 2017 tenderin për furnizim me qumësht e ka fituar Devolli, në vlerë prej 200 mijë eurove, ndërsa vitin 2018 me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin afat kohor e ka fituar kompania “ABRAZEN”, në vlerë prej 733 mijë eurove. Pra vlera e keqpërdorimeve është mbi 500 mijë euro, dhe pronar të vërtetë të dy kompanive janë vëllezërit Devolli. Pasi që në kompaninë “ABRAZEN” figurojnë disa persona të autorizuar dhe anëtarë të punësuar të kompanisë Devolli Group, njëri nga ta Ernest Isufi, i cili figuron drejtor në Devolli Group”, kanë thënë aktivistë të Vetëvendosjes. Për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka filluar hetimet. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë për lajmi.net, se lënda ka arritur në Prokurori, mirëpo nuk ka pranuar të jap më shumë detaje. “Lënda ka mbërri tek ne, është nda. Prokurori e ka marr lëndën, sigurisht që do të zhvillohen hetimet. Por ende nuk mund të flasim se është herët”, ka thënë Beka për lajmi.net ditë më parë. Komuna e Prishtinës ka pasur dy kontrata për furnizim me qumësht të nxënësve të klasave I-V. E para ishte lidhur në vitin 2015 me “Devolli Group” dhe ka qenë kontratë kornizë për disa vite. Sipas kësaj kontrate, një pako qumësht është blerë 10 centë. Dhe kontrata e dytë, të cilës i ka skaduar validetiti para disa jave ishte lidhur në vitin e kaluar, dhe një pako qumësht është blerë 20 centë. Çmimi prej 10 centeve në të cilin kanë hyrë edhe paketimi dhe distribuomi e kishte arsyetuar kompania dhe Komuna. Kishinë thënë se ky ishte çmim promocional, meqë produkti kishte hyrë për herë të parë në treg.
SHPËRNDAJE