S’ka normalizim raportesh me Serbinë, Kosova në Berlin kërkoi mbështetje për liberalizim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se modeli gjermano-gjerman, nuk është pjesë e ideve për të zgjidhur çështjet e hapura mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi ka pohuar madje se taksa ndaj produkteve serbe, ishte vendim legjitim dhe erdhi si reagim ndaj shkeljeve të bëra nga Serbia.

”Vendosja e taksës ka qenë legjitime, dhe reagim ndaj shkeljeve të bëra nga ana e Serbisë dhe si e tillë mbetet në fuqi”.

”Nuk do të ketë zgjidhje të çështjes së Kosovës e Serbisë, me modelin gjermano-gjerman. Ky model është i tejkaluar për Kosovën në takimet e Vjenës, dhe tani është i papërshtatshëm dhe i papranueshëm për shtetin tonë tashmë të pavarur”.

Thaçi ka thënë se Kosova e ka tejkaluar këtë model ndërsa në takimin e Berlinit është riktheksuar se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

”Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare për pajtim me Serbinë”.

”Ne kemi prezantuar një qëndrim duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjet”.

”Fokusi im kryesor në takimin në Berlin ka qenë si të bindet Merkel dhe Macron që të na mbështesin për liberalizimin e vizave”.