S’ka fitues në El Clasicon e parë

Barcelona dhe Real Madrid kanë luajtur barazim 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në ‘Camp Nou’. Katalanët këtë ndeshje e nisën pa Lionel Messin, të cilin trajneri Ernesto Valverde e la në bankinë, për ta inkuadruar në pjesën e dytë. Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për mysafirët nga Madridi, që kaluan në epërsi 0-1 me golin e shënuar nga Lucas Vasquez, i cili pranoi një asistim nga Karim Benzema. Vazhdimi i ndeshjes i takoi Barcelonës, që përveç dominimit kishte edhe rastet më të mira të shënimit. Vuajtjes së gjatë iu pa fundi në minutën e 57’, kur braziliani Malcom shënoi për 1:1. Në minutën e 63’ në lojë u inkuadrua edhe Lionel Messi, por prezenca e tij në fushë nuk solli ndryshim rezultati, duke bërë që ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit të përfundoi 1:1. Ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ luhet pas tre jave.