Sizmiologu shqiptar: Mbi 550 tërmete e kanë goditur Shqipërinë

Olgert Gjuzi, specialist pranë IGJEUM tha për Ora News se deri tani janë regjistruar 550 tërmete.

Ai tha se janë duke monitoruar situaën.

“Deri tani ai është tërmeti më i fortë, ne po monitorojmë gjendjen. Deri tani janë 550 ngjarje sizmike, nga këto 67 janë të lokalizuara me magnituda të ndryshme.

Është shumë e vështirë të paralajmërosh që do to të ketë një goditje më të fortë. Ky tërmet është shoqëruar me para dhe pas lëkundje”.

I pyetur nëse do të ketë ripërsëritje të një tërmeti si ai i orës 3:54 të 26 nëntorit, Gjuzi tha:

“Ne po monitorojmë situatën nga trendi që shohim vazhdon aktiviteti dhe kjo është normale. Kur ka një seri pas goditjes kjo është një shenjë e mirë që energjia e akumuluar po çlirohet dhe derisa të vijë një gjendje ekuilibri do të shoqërohet me këto pas goditje”.