Situatë e rëndë në Mozambik, 700 të vdekur nga cikloni

Rreth 700 persona janë deklaruar të vdekur nga cikloni në Mozambik.

Sipas autoriteve vendase nga cikloni dhe përmbytjet në shtetin afrikan të vdekurit kanë arritur 732 persona, ndersa mijëra të tjerë ende nuk janë gjetur nga skuadrat e shpetimit.

Shteti ka shpallur situatë emergjence dhe qindra njerëz janë në kerkim të viktimave të humbur.

Cikloni me emrin Idai kishte një shpejtesi prej 170 klm dhe shkaterroi çfarë gjeti përpara. Situata është ende kritike. Deri tani janë shpëtuar 475 persona por ende mijëra të tjerë janë të humbur.

Shpresa e të gjithëve është që mos të ketë me të vdekur dhe njerëzit që humbën shtëpitë e tyre të gjejnë një vend për t’u shtrehuar.