Sistemi i shitjes së biletave vazhdon të jetë jashtë funksionit

Sistemi i shitjes së biletave për ndeshjet vendase të Kosovës vazhdon të mbetet jashtë funksionit.

Sistemi që menaxhohet nga ”tiks.app” ishte paraparë të niste punën e shitjeve të biletave për ndeshjen ndaj Anglisë dje nga ora 16:00, por problemet e shumta nuk e lejuan një gjë të tillë.

Mëngjesi i ditës së mërkurë nuk solli funksionalizimin e sajtit të kompanisë që ka të drejten e shitjes së biletave.

Kompania ‘tiks.app’ përmes një reagimi është munduar të arsyetojë dështimin me shitjen e biletave, duke thënë se faqja është sulmuar nga hakerët.

Kur ora ka mbërritur 16:00, faqja ‘tiks app’ mbetet jashtë funksionit, dhe ende nuk ka orar të saktë të rikthimit të saj, ku tifozët do të kenë mundësi të provojnë të sigurojnë ndonjë nga biletat që kanë mbetur pa shitur.