Sirupi natyral që përmirëson shëndetin tuaj

Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht dhe pa energji, atëherë është koha që të bëni disa analiza të gjakut.

Por para se të shqetësoheni dhe të shkoni te mjeku, provojeni këtë pije që e gjeni më poshtëe e që do të përmirësojë shëndetin tuaj në përgjithësi.

Përbërësit:

1 kg rrepa

Gjysmë kg karrota

Lëngu i një limoni

2-3 portokaj

2 molla

1 kavanoz mjaltë

Përgatitja:

Qërojini rrepat, karrotat dhe mollët. Preni në copë të vogla dhe vendosini në mikser (blender). Portokajt dhe limonin shtrydhini me dorë dhe më pas lëngun e tyre shtojini tek pjesa e parë.

Në fund, shtoni mjaltin dhe përzieni të gjitha mirë.

Këtë lëng vendoseni në shishe xhami, sasi kjo që duhet të ju zgjasë përafërsisht për 15-20 ditë.

Këtë sirup duhet ta konsumoni çdo mëngjes në stomak të zbrazët.