Sirianët rrëzojnë një avion rus, marrin peng pilotin

Luftëtarë të grupeve opozitare në Siri kanë rrëzuar gjatë ditës së sotme një avion rus, bën të ditur Agjensia e lajmeve franceze AFP.

Sipas të dërguarit e Organizatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Rami Abdulrahman avioni rus u rrëzua në pjesën veri-perëndimore të qytetit Idil. Sipas këtyre pretendimeve piloti rus gjendet i kapur rob nga ky grup opozitar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, transmeton albeu.com.

Vlen të theksohet se kjo zonë kontrollohet nga grupi i Heyet-i Tahrir-i Sham, që njihet ndryshe edhe si degë e grupit terrorist famëkaq Al-Kaeda.