Siria akuzon Izraelin për sulme ajrore

Ushtria izraelite konfirmoi nga ana e saj se është vetëmbrojtur ndaj një goditje me raketë antiajrore e drejtuar nga Siria.

Të martën në mbrëmje, mbrojtja anti-ajrore e ushtrisë siriane mori masa kundër raketave të lëshuara nga aviacioni ushtarak izraelit mbi disa objektiva pranë Damaskut, raportoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve ‘’Sana’’, duke cituar një burim ushtarak i cili raporton për tre ushtarë të plagosur.