Siri, forcat e regjimit sulmojnë me mortaja pikën vëzhguese turke

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se forcat e regjimit në Siri nga rajoni që kontrollojnë zonën për uljen e tensioneve në Idlib kanë kryer një sulm i cili “vlerësohet i qëllimshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrisë sulmi është kryer me 35 mortaja ndaj pikës vëzhguese numër 10, ku si pasojë janë plagosur lehtë tre ushtarë.

Lidhur me sulmin në deklaratë thuhet se janë bërë përpjekjet e nevojshme në prani të Rusisë. Forcat e regjimit në Siri nga rajoni As Shariah që kontrollojnë zonën për uljen e tensioneve në Idlib kanë kryer një sulm i cili “vlerësohet i qëllimshëm” me 35 gjuajtje të mortajave ndaj pikës vëzhguese numër 10 e cila ndodhet në zonën mali Zawijah.

Në sulmin me mortaja janë plagosur lehtë tre ushtarë, theksohet në deklaratë.

“Janë dëmtuar një pjesë e pajisjeve që ndodhen në bazën tonë. Vazhdon evakuimi dhe trajtimi i personelit të plagosur. Situata po ndiqet nga afër”, thuhet në deklaratën e ministrisë.