Siri, disa civilë të vrarë dhe të plagosur në sulmet ajrore ruse

Të paktën 3 presona u vranë dhe 9 u plagosën në një sulm ajror në perëndim të qytetit sirian, Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer nga avionët luftarakë rusë. Burimet lokale thonë se të paktën dhjetë sulme ajrore u kryen në vendbanimet dhe pozicionet e opozitës gjatë natës.

“Sulmi është kryer nga avionët rusë që u ngritën nga baza Himeymim”, konfirmoi Observatori Ajror, i cili i përket opozitës siriane.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Halepit (Beretat e Bardha), Omer Hajj Abu Ubeyde konfirmoi se 3 civilë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën.

Në sulmet e forcave të regjimit që nga 17 shtatori, ditën kur u nënshkrua marrëveshja në Soçi, janë vrarë të paktën 45 civilë dhe një numër i madh i tyre janë plagosur.

Edhe pse opozita në përputhje me marrëveshjen e 10 tetorit, tërhoqi armët e rënda nga zona të caktuara, forcat e regjimit vazhdojnë të kryejnë sulme.