Siri, 20 civilë të vdekur në sulmet e koalicionit të kryesuar nga SHBA

 Të paktën 20 civilë humbën jetën sot si rezultat i sulmeve ajrore të vazhdueshme në provincën lindore siriane Dejrizor, njoftoi një burim lokal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara sulmuan nga toka dhe ajri zonën Haxhin të kontrolluar nga organizata terroriste DEASH, në periferi të Dejrizorit.

Të paktën 20 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë gjatë sulmeve.

Forcat amerikane dhe ato franceze mbështesin organizatën terroriste YPG/PKK në Dejrizor për largimin e DEASH-it nga ky rajon në lindje të Lumit Eufrat.