Singapori e njeh pavarësinë e Kosovës

Singapori ka njohur pavarësinë e Kosovës.Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faceboook.

“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën.
Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje. Urime”, ka shkruar ai.