Sikur niveli i deteve të rritet me 2 metra, çfarë ndodh? Ekspertët paralajmërojnë

Në dekadat e fundit, niveli i deteve është rritur me 3.2 mm në vit – sa dyfishi i mesatares së shekullit të fundit. Ekspertët parashikojnë tani një rritje me 2 m në 100 vitet e ardhshme. Por niveli i deteve nuk është konstant përreth globit.

Rrymat e oqeaneve dhe forma e tokës bëjnë që tashmë ujërat në Paqësorin jugor dhe në Detin e Kinës të jenë 30 cm më të lartë se sa mesatarja. Rënia e kripësisë për shkak të shtimit të reshjeve ul dendësinë e ujit të detit, kështu që niveli në këto zona rritet më shpejt.

40% e popullsisë së botës jeton deri në 100 km nga brigjet, ndërsa 250 milion banorë jetojnë më pak se 5 m mbi nivelin e detit. Uraganët dhe stuhitë mund të zmadhojnë dramatikisht efektet, edhe të rrtjeve më të vogla të nivelit të deteve.

Nivele përmbytjesh që më parë priteshin një herë në shekull, tani do të ndodhin një herë në dekadë.

SHBA për shembull ka 20 000 km bregdet dhe mbrojtja kushton 200 miliardë. Më keq e ka Bangladeshi, që do të ketë nevojë për 8000 km diga mbi 10 metra të larta, për t’u mbrojtur dhe pa to do të humbasë 16% të sipërfaqes totale të tokës, përfshirë edhe pyllin e Sundarban – një prej strehave të fundit të tigrit të Bengalit. / bota.a