Si ukrainasit ndërtuan komunizmin

Njerëzit e rinj e epokës së viteve ’60. Kyrychenko, Brezhnev, Pidhornyi, Malynovskyi, Shelest, Shcherbytskyi dhe Kosygin në një paradë apo festival
E pamundur pa ukrainasit

Sigurisht, Khrushchev nuk e zuri menjëherë vendin e Stalinit: fillimisht atij ju desh që të përballej me konkurrentët e tij kryesorë – Beria dhe Malenkov. Në luftën midis tyre, Khrushchev rezultoi të ishte më dinaku dhe më i rrezikshmi. Në qershor të 1953, ai siguroi mbështetjen e Marshallit Zhukov (ushtarakët tradicionalisht i urrenin agjencitë ligjzbatuese dhe Zhukov kërkonte gjithashtu të hakmerrej ndaj Beria për shkak të ekspozimit që i kishte bërë ky plaçkitjeve të tij në Gjermani) dhe e largoi Beria, për tmerrin e të gjithë Presidiumit të Komitetit Qendror. Më pas ai hoqi qafe njëlloj mjeshtërisht Malenkov: ai fitoi zemrat e nomenklaturës nëpërmjet iniciimit të kthimit të privilegjeve të kaluara për zyrtarët dhe kompensimin e rrogave të liderëve partiakë dhe më pas u bë Sekretar i Parë i Komitetit Qendror me 7 shtator 1953. Ndërsa elita e partisë ishte e çorientuar, Khrushchev avancoi një vendim për ta zëvendësuar Melnykov si Sekretar të Dytë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste me Oleksiy Kyrychenko, bashkëpunëtorin e vjetër të tij. Kjo moment do të luante një rol kyç në të ardhmen. Nga natyra Kyrychenko ishte pothuajse kopje e Khrushchev – njëlloj arrogant, ambicioz, brutal dhe pak i arsimuar. Ashtu si Khrushchev, Kyrychenko nuk ishte as shovinist, as komunist kombëtar – sinqerisht, ai dëshironte më të mirën, por (njëlloj si Khrushchev) shpesh e shkatërronte gjithçka prej mëndjengushtësisë, emocionalitetit të tepruar dhe egërsisë së tij. Kyrychenko ishte ukrainasi i parë që drejtonte Partinë Komuniste Ukrainase dhe organizata e tij tani mbështeste Khrushchev. Ajo ndihmoi në shkarkimin e Beria, teksa Kyrychenko neutralizoi dy gjeneralë të Ministrisë së Brendshme besnikë ndaj Beria, duke e bërë të pamundur për siloviki të kundërpërgjigjeshin. Pas largimit të Beria, Kyrychenko u bë Kandidat i Presidiumit të Komitetit Qendror dhe në korrik të 1955 Anëtar i tij.

Me qëllim që të shpartallonte “gardën e vjetër” të Stalinit, Khrushchev ju kundërvu “kultit të personit” të Stalinit dhe paraqiti Molotov, Kaganovich dhe Malenkov si bashkëpunëtorë në krimet staliniste në Kongresin e XX-të (shkurt 1956). Sigurisht, stalinistët nuk e kishin ndër mend ta përtypnin. Molotov, Kaganovich dhe Malenkov ju kundërpërgjigjën sulmit të Khrushchev në mbledhjen e ardhshme të Plenumit në qershor të 1957. Propozimi i Molotov për largimin e Khrushchev nga posti i Sekretarit të Parë kaloi 7 me 4, por edhe Khrushchev nuk do të dorëzohej kaq lehtë. Duke thënë diçka si “Plenumi më zgjodhi, ai edhe duhet të më shkarkojë”, ai siguroi një vendim për ta mbledhur sërish Plenumin pas 4 ditësh dhe nuk e humbi këtë mundësi të sapogjetur. Së pari, ai bëri për vete Marshallin Zhukov (Ministër Mbrojtjeje) dhe Mikhail Suslov (anëtar i Presidiumit të Komitetit Qendror dhe kryeideologu i partisë): i pari solli me avion ushtarak në Komitet Qendror anëtarë që mbështesnin Khrushchev nga anembanë vendit, ndërsa i dyti, një manipulues i zoti, mbajti një fjalim që të matur në hapje të Plenumit sa që e ndryshoi sjelljen e audiencës në favor të Khrushchev. Së dyti, influenca substanciale e Partisë Ukrainase e ndryshoi situatën në favor të Sekretarit të Parë. Molotov, Kaganovich dhe Malenkov e lanë politikën, duke u damkosur si “anëtarë të një grupi antiparti”.

Kështu, Khrushchev u bë Numri Një dhe menjëherë do të kapllohej nga sëmundja e përjetshme e tiranëve: frika. Kështu, ai u përpoq ta rrethonte veten me njerëz që mund t’u besonte – ata që ia detyronin gjithçka atij personalisht. Përderisa Khrushchev kishte lidhje shumë të forta me Ukrainën, ai e formoi enturazhin e tij me njerëz prej andej. Në të përfshihej Leonid Brezhnev, të cilin Khrushchev e kishte bërë më parë Sekretar të Parë të Zaporizhia dhe më pas të Komitetit të Oblastit të Dnipropetrovsk, përpara se ta promovonte si Sekretar të Parë në Moldavi. Ai e ruajti edhe pas skandalozes “aferë Pavlenko”, duke e bërë fillimisht Sekretar të Dytë dhe më pas të Parë të Partisë Komuniste të Kazakistanit, përpara se ta sillte në Moskë në 1956, ku u bë një prej sekretarëve të Komitetit Qendror dhe kandidat i Presidiumit. Në të përfshiheshin Volodymyr Semychastnyi, të cilin Khrushchev e bëri Sekretar të Personelit të Komsomolit Ukrainar dhe më pas e shpëtoi kur doli se vëllai i tij qe dënuar me 25 vjet burg për “bashkëpunim me gjermanët”. Khrushchev i shkroi një letër Stalinit, ku personalisht i lutej për Semychastnyi. Figurë tjetër ishte Marshalli Rodion Malynovskyi, të cilin Khrushchev e shpëtoi nga fshesa e Stalinit në 1942 pas humbjes në Betejën e Kharkiv dhe braktisjes së Rostov. Në këtë grup përfshiheshin edhe Mykola Pidhornyi, Dmytro Polianskyi dhe Petro Shelest. Të gjithë ia detyronin pozicionet e tyre Khrushchev.

Pas Plenumit të qershorit 1957, Khrushchev e bëri Brezhnev anëtar Presidiumi të Komitetit Qendror (Politbyroja e ardhshme) dhe President të Presidiumit të Sovjetit Suprem, Malynovskyi Ministër Mbrojtjeje, Semychastnyi shef të KGB-së, Pidhornyi Sekretar të Parë të Partisë Komuniste Ukrainase dhe Sekretar të Komitetit Qendror, Polianskyi anëtar të Presidiumit të Komitetit Qendror dhe Zëvendëskryetar të Këshillit të Ministrave, Shelest Sekretar të Parë të Komitetit Rajonal të Kievit dhe më pas (kur Pidhornyi shkoi në Moskë) Sekretar të Parë të Partisë Komuniste Ukrainase. Dhe, sigurisht, Kyrychenko. Khrushchev e mori me vete në Moskë dhe e bëri Sekretar të Dytë të Komitetit Qendror (në thelb, njeriu i dytë i partisë). Kyrychenko fitoi influencë dhe pushtet të madh. Asnjë ukrainas nuk qe ngritur aq lart në hierarkinë sovjetike deri më atëhere – çdo njeri besonte se Kyrychenko aktualisht do të ishte “pasuesi”.

“Ukrainasit kryesorë” u pasuan në Rusi nga të tjerët: Kyrylenkos, Dovhopols, Yermashes, Konotops, Demydenkos, Neporozhniys dhe Harbuzovs. Këta “emigrantë” mbanin pozicione drejtuese në organizatat partiake rajonale, ministritë, departamentet, komitetet, Komitetin Qendror dhe Këshillin e Ministrave. Në librin e tij “The Roots of Stalinist Bolshevism”, Aleksandr Pyzhikov nënvizon se nuk kishte pasur një pushtim të tillë ukrainas në hierarkinë e pushtetit rus qysh nga ditët e të famshmit “infeksion ukrainas” në epokën e Pjetrit të Madh dhe Ivan Mazepa. Çfarë do të kishte ndodhur sikur ukrainasit e “Khrushchev” të kujtoheshin se aktualisht qenë ukrainas? Khrushchev ndjente simpati ndaj “ukrainasve të tij” (dhe gjithçka të lidhur me Ukrainën). Ai ishte i gatshëm që t’i falte ata për shumë gjëra që që do t’u shkaktonin fatkeqësi të tjerëve. Për ironi të fatit, ngjitja e shpejtë e Kyrychenko, ukrainasit të parë në rangjet e larta e pushtetit sovjetik, përfundoi nga një skandal në dimrin e 1959, kur Sekretari i Dytë pati një grindje të ashpër me të Parin se plumbi i kujt e kishtye vrarë një derr gjatë një séance gjuetie në Zavidovo.

Përmirësimi i jetës sot

Me rënien e komponentit ideologjik të regjimit komunist, burokracia sovjetike u bë gjithnjë e më e fortë dhe donte ta ruante pozicionin e saj sa më shumë që të ishte e mundur, me qëllim që lirisht dhe gjithnjë e më shumë të përfitonte avantazhet që ajo sillte. Megjithatë, Khrushchev ishte tejet autoritar dhe i paparashikueshëm – pothuajse shpërtheu dy herë Luftën e Tretë Botërore (me Krizën e Berlinit të 1961 dhe të Raketave të Kubës të 1962), shpërtheu Bombën Car (një bombë masive me hidrogjen) në Novaya Zemlya dhe e tmerroi nomenklaturën me eksperimentet ekonomike (sidomos në bujqësi) dhe sulmet ndaj artistëve, ndërkohë që sillej si palaço në skenën ndërkombëtare. Por më e keqja e të gjithave: Sekretari i Parë nisi të luftojë kundër privilegjeve të nomenklaturës partiake! Asnjeri nuk dridhej përpara tij siç dridhej përpara Stalinit, pasi e dinin se nuk do të kishte burgosje apo ekzekutime masive. Pa pasjen e frikës, nuk kishte më nevojë për bindje. Khrushchev kishte irrituar çdo njeri dhe “ukrainasit e tij” (që qenë të privilegjuar, që do të donte të thoshte se ndjeheshin të detyruar që të “irrituar” përpara kujtdo tjetër) drejtuan pakënaqësinë dhe shumë qenë të tillë: ushtria e kishte në grykë nga reduktimet e personelit dhe shkurimet në buxhet, banorët e qyteteve prej përkeqësimit të gjendjes së furnizimeve dhe çmimeve në rritje, fshatarët prej shkurtimeve në subvencionet bujqësore dhe ndalimin në mbajtjen e bagëtive dhe intelektualët prej skandaleve si “Ekspozita e Buldozerit”. Duke folur dikur kundër “kultit të individit” të Stalinit, Khrushchev nisi të krijojë të tijin, por pa frikën e kamionëve që të merrnin në shtëpi natën, ai degjeneroi në “Nikita Njeriu i Misrit”. As masakra e Novocherkassk e vitit 1962 nuk ndryshoi gjë – një prej sloganeve të revoltës ishte “Bëjeni copa copa Khrushchev!”, që përmbante jo vetëm zemërimin ndaj një ekzistence në gjendje gjysmë të uritur, por edhe përçmim për liderin. Populli i Rusisë nuk ishte i frikësuar nga ky dictator, kështu që nuk e deshën. Ai ishte popullor vetëm si personazh barcaletash. Eventualisht, nivelet më të larta të partisë vendosën se i kishte ardhur fundi./bota.al/

Aleksandr “Iron Shurik” Shelepin, një Sekretar i Komitetit Qendror dhe joukrainasi i vetëm midis konspiratorëve kryesorë, konsideronte Brezhnev dhe Pidhornyi si iniciatorë të puçit (vetëm ata qenë të aftë për shkak të pozicioneve të tyre në hierarkinë shtetërore dhe partiake). Atyre ju bashkuan më pas të tjerë – Semychastnyi, Polianskyi, Shelest dhe Malynovskyi. Pastaj këtyre ju bashkuan shumica e Komitetit Qendror, bile edhe kryeideologu Suslov dhe kryeekonomisti Kosygin, Zëvendëskryeministri i Parë (ky i fundit pyeti në fillim: “Me kë është KGB-ja?” dhe e dha pëlqimin kur mësoi se KGB-ja qe në anën e konspiratorëve), sa vijon përmenden si motive për shkarkimin e Khrushchev: rënia ekonomike, kolapsi i sektorit të bujqësisë, dhe një stil autoritar e brutal qeverisjeje. Brezhnev dhe Pidhornyi bënë një punë të madhe përgatitore. Siç kujton Shelepiin: “Brezhnev dhe Pidhornyi floën me çdo anëtar të Presidiumit dhe çdo sekretar të Komitetit Qendror. Ata biseduan gjithashtu edhe me sekretarët e Komiteteve Qendrore të republikave dhe të organizatave të tjera të medha deri të komiteteve të qyteteve”. Përderisa pozicioni i organizatës së partisë ukrainase ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm, Brezhnev dhe Pidhornyi zhvilluan takime të përsëritura joformale me Shelest, Sekretarin e Parë të saj. Në një takim, Brezhnev shpërtheu në të qara (përgjithësisht ishte njeri që qante). Shelest ra dakord dhe, nga ana e tij, nisi bisedimet me anëtarët ukrainas e Komitetit Qendror (dhe kishte jo më pak se 36 prej tyre!). shumica ra dakord t’i kundërvihej Khrushchev, bile edhe miku i tij Demyan Korotchenko, Presidenti i Presidiumit të Sovjetit Suprem Ukrainas. U bë e qartë se asgjë nuk mund ta shpëtonte më Nikita Sergeyevich.

Një grusht shteti ukrainas

Për 6 muaj, konspiratorët e përgatitën puçin e tyre, ndërkohë që ruanin dukjen e bindjes së plotë ndaj liderit. Megjithatë, në fund të shtatorit 1964, përpara se të largohej për pushime në Krime, Khrushchev mësoi për konspiracionin nga Vasili Galyukov, një punonjës në administratën e Presidiumit të Sovjetit Suprem Rus, që kishte dëgjuar çka nuk duhet dhe menjëherë njoftoi. Khrushchev thirri Pidhornyi: “Për disa arsye, shoku Pidhornyi, po qarkullojnë thashetheme se një grup i caktuar po kërkon të më heqë qafe dhe se ju jeni i përfshirë në të?”. Pidhornyi mendoi (siç i tha më pas Shelest) se mos Brezhnev e kishte zbuluar muhabetin dhe sugjeruar që t’i jepej KGB-së komanda për të investiguar. Por pak përpara nisjes, Khrushchev i tha Presidiumit të Komitetit Qendror: “Ju po komplotoni kundra meje, miqtë e mi. Shikoni, nëqoftëse ndodh ndonjë gjë, do ju bëj që të pendoheni”. Në Krime Shelest e shoqëroi Khrushchev. Por moti u prish dhe Sekretari i Parë fluturoi për Plisunda të Abkhazisë. Me 11 tetor, ai i telefonoi Polianskyi nga atje për t’i thënë se dinte gjithçka dhe se do të kthehej për 3 apo 4 ditë që t’i “tregonte secilit se kush ishte i pari”. Kur Brezhnev, i cili po kryesonte një delegacion të Sovjetit Suprem në një vizitë zyrtare në RDGJ, mësoi këtë gjë, u frikësua shumë dhe nuk deshi të kthehej në shtëpi.

Konspiratorët nuk e dinin se Khrushchev i kishte telefonuar Zhukov, të cilin e kishte nxjerrë vetë në lirim, dhe kishte lënë takim. Por ata e dinin se Khrushchev kishte caktuar një plenum që do të shpallte një politikë të re ekonomike dhe, deridiku, të ndryshonte sistemin politik. Kishte thashetheme të forta se Sekretari i Parë synonte që ta përdorte këtë plenum për t’i riorganizuar në mënyrë dramatike nivelet e larta qeverisëse. Konspiratorët e kuptonin se kishte ardhur koha. Semychastnyi i telefonoi Brezhnev në Gjermaninë Lindore dhe i tha se kishte ardhur koha, por se asgjë nuk ishte e mundshme pa Brezhnev. Por Leonid Ilyich i hipi avionit vetëm kur Marshalli Malynovskyi, Ministri i Mbrojtjes, ra dakord që të merrte pjesë në puç. Edhe Pidhornyi erdhi urgjentisht nga Moldavia, ku ndodhej për një vizitë pune.

Me 12 tetor, konspiratorët thirrën një mbledhje të Presidiumit të Komitetit Qendror në Kremlin. Ata planifikonin që të mbanin një sesion me dyer të mbyllura vetëm për anëtarët dhe kandidatët e Presidiumit, ashtu si edhe sekretarët e Komitetit Qendror. Pastaj thirrën Khrushchev nga Pitsunda dhe e detyruan që të dorëhiqej. Shelest kujton: “Përpara ardhjes së tij, ne bëmë mbledhje për pothuajse 2 ditë, duke diskutuar gjithmonë sesi do ta sillnim Khrushchev. Fillimisht qe ngarkuar Pidhornyi me këtë detyrë. Por ai kishte folur me Khrushchev një ditë më parë. Kështu që Pidhornyi refuzoi: “Unë nuk i telefonoj, për shkak se do të ngrija dyshime. Kam folur me të pak orë më parë dhe gjithçka ishte në rregull, por papritmas ne po e thërrasim…”. Prandaj u vendos që do t’i telefononte Brezhnev. Ishim të gjithë të pranishëm kur ai foli me Khrushchev. Shëmti komplet. Brezhnev po dridhej e po i mbahej goja, buzët i qenë bërë blu: “Nikita Sergeyevich, këtu… sapo… ne kërkojmë… që ju të ktheheni… për t’u marrë me disa çështje…”. Khrushchev i tha diçka, por nuk e dëgjuam se çfarë. Brezhnev uli receptorin: “Nikita Sergeyevich tha se ai… për dy ditë dhe ju tashmë… jeni mbushur në brekë… nuk mund t’i zgjidhni punë. Në rregull, më telefono më vonë. Mikoyan është këtu, do të diskutojmë”. Anastas Mikoyan, një opportunist brilant, ndodhej me Khrushchev në Pitsunda dhe e nxiti atë që të merrte vendimin e “duhur”. Kur Brezhnev i telefonoi një herë të dytë po atë mbrëmje, Khrushchev i tha: “Në rregull, po kthehem”. Forca e vetme ushtarake e aftë që të mbështeste Khrushchev ishte Distrikti Ushtarak i Kievit, e komanduar nga Peter Koshovyi, miku personal i Khrushchev, por KGB-ja do të kujdesej që Sekretari i Parë as të mos e kontaktonte Koshovyi, as të dërgonte një avion në Kiev.

Mbledhja e Presidiumit të Komitetit Qendror filloi në orën 15 e 30 dhe vazhdoi pa ndërprerje. Të gjithë anëtarët e Presidiumit floën nga një herë dhe secili kërkoi dorëheqjen e Sekretarit të Parë. Khrushchev u orvat të luftonte, por dështoi që t’i bindte kundërshtarët apo të përçante radhët e tyre. Mbledhja vazhdoi edhe të nesërmen, datë 14 tetor, por fundi po afrohej. Brezhnev mbajti fjalimin kryesor denoncues: “Nikita Sergeyevich, ju e dini qëndrim tim ndaj jush. Në një moment të vështirë për ju, unë ndershmërisht, me kurajo dhe me besim luftova për ju dhe vijën leniniste. Atëhere më ra edhe një infarkt, por edhe pse i sëmurë rëndë, e gjeta forcën që të luftoja për ju. Sot nuk mund ta injoroj ndërgjegjen time dhe do të bëja të t’ju thoja diçka si anëtari ipartisë anëtarit të partisë… Nëqoftëse ju, Nikita Sergeyevich, nuk do të vuanit nga difekte të tilla si lakmia për pushtet, vetëadhurimi dhe një besim i madh në pagabueshmërinë tuaj, nëqoftëse do të kishit qoftë edhe një grimë modestie, nuk do ta kishit lejuar krijimin e kultit tuaj të individit. E keni bërë radion, filmin dhe televizionin që t’u shërbejnë juve. Keni bërë zakon që t’u jepni udhëzime çdo njeriu në të gjitha çështjet, por ne e dimë se asnjë njeri i vetëm nuk mund ta realizojë një gjë të tillë – kjo është rrënja e të gjitha gabimeve…”.

Për njëfarë kohe, Khrushchev u ppërpoq të kundërshtojë, duke i bërë apel ndërgjegjes së kolegëve të tij: “Ju kërkoj falje të gjithëve ju nëqoftëse kam ofenduar apo kam thënë diçka të gabuar, por jut ë gjithë i keni mbështetur vendimet tona. Keni qenë të angazhuar dhe i keni votuar ato!”. Duke e kuptuar se gjithçka qe e kotë, Sekretari i Parë heshti. Ishte i mërzitur dhe i mbaruar. Ra dakord që të shkruhej një kërkesë “për t’u larguar nga posti për arsye shëndetësore”. Po atë ditë, një Plenum i Komitetit Qendror filloi në orën 18 00, që u hap me një kritikë të fortë nga ana e Mikhail Suslov. Khrushchev kërkoi leje që të jepte një përgjigje të shkurtër, por kryesuesi Brezhnev nuk guxoi t’ia jepte fjalën, duke kujtuar Plenumin e vitit 1957. Khrushchev u fajësua për: misrin, komunizmin (premtimin për të “jetuar nën komunizëm”), kulturën, Kinën (ai u ftoh me Maon) dhe krizën e raketave të Kubës, si edhe prirjen e tij për retorikën arrogante dhe “për t’u treguar njerëzve se me kë kishin të bënin”. Plenumi e liroi menjëherë nga të gjitha postet e tij si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror, Anëtar i Presidiumit të Komitetit Qendror dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave “për shkak të moshës së shtyrë dhe shëndetit të përkeqësuar”. Khrushchev nuk mund të luftonte më. Ishte i moshuar dhe i lodhur. Ndoshta fakti që “ukrainasit e tij” e braktisën qe më i trishtueshmi. Të gjithë e tradhëtuan. Unanimisht e shkatkuan dhe po unanimisht zgjodhën Brezhnev. Ukrainasi Leonid Ilyich nuk e asgjësoi krejtësisht armikun e tij të mundur, duke i dhënë personalisht paraardhësit të tij një pension mjeran. I shkarkuari Khrushchev tregoi shumë interes për kopshtarinë hidrofonike dhe lexonte shumë. Në 1968, ai nisi të shkruajë kujtimet e tij, megjithëse ish kolegët i kujtuan se do të ishte më mirë që të mos i shkruante. Nuk i dëgjoi dhe vdiq nga infarkti në zemër në Spitalin Qendror të Kremlinit me 11 shtator 1971.

Një ukrainas në fron dhe fundi i Bashkimit Sovjetik

Është e qartë se të gjithë këta njerëz qenë më shumë “ruso – sovjetikë” sesa ukrainas. Megjithatë, kur qenë në pushtet, zëri ukrainas në “korin sovjetik” u bë më i fortë. Prapëseprap, zëvendësimi i tyre në mënyrë të pashmangshme u diktua nga rrethanat. “Iron Shurik” Shelepin dhe Semychastnyi i lanë postet e tyre të larta në 1967, Shelest në 1972, Polianskyi në 1973 dhe Pidhornyi në 1977. Marshalli Malynovskyi vdiq për shkaqe natyrore në 1967. “Mafia ukrainase” nuk u zhduk, vetëm se Brezhnev e azhornoi përbërjen e saj, duke shtuar “njerëzit e tij nga Dnipropetrovsk”, që nuk u shfaqën nga ombrella e “gardës së vjetër të Stalinit”. Në Moskë, qarkullonin barcaleta melankolike se historia ruse ishte e ndare në 3 periudha: paraPjetrine, Pjetrine dhe Dnipropetrine. Përfaqësuesit më influentë e “klanit të Dnipropetrovsk” qenë “shtylla” të tilla të ish Bashkimit Sovjetik si Volodymyr Shcherbytskyi (Sekretar i Parë i Partisë Komuniste Ukrainase), Konstiantyn Chernenko (President i Presidiumit të Sovjetit Suprem dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm), Mykola Tykhonov (Kryetar i Këshillit të Ministrave), Viktor Chebrikov (shef i KGB-së) dhe Mykola Shcholokov (Ministër i Brendshëm). Leonid Kuchma, Presidenti i dytë ukrainas, qe gjithashtu pjesë e këtij klani. Sigurisht, nën Brezhnev pati shumë ukrainas jo nga Dnipropetrovsk në nivelet e larta të pushtetit: Andriy Kyrylenko (anëtar i Politbyrosë), Andriy Hrechko (Marshall dhe Ministër Mbrojtjeje) dhe Vitaliy Fedorchuk (shef i KGB-së), midis të tjerëve. Bashkë, këta funksionarë ukrainas joqëllimisht e dërguan Bashkimin Sovjetik, të mbytur në Epokën e Stanjacionit të embël e më pllakë të artë, në përfundimin e tij të turpshëm dhe logjik. Aleksandr Pyzhikov: “…nga fundi i viteve ’70, tendenca e “korrupsionit shtetëror” u fuqizua. Tashmë ai nuk mund të kundërshtohej më. Projekti sovjetik, i fuqizuar nga besimi rus në një jetë më të mirë, u diskreditua dhe u dobësua krejtësisht nga lidershipi (ukrainas) i Brezhnev, që hapi rrugën për kolapsin e një vendi të madh, të cilin të gjitha llojet e grabitqarëve tashmë po e rrethonin, të gatshëm që ta grabisnin”./Mesazhi/