Si trajtohen gurët në tëmth me lëng molle

Gurët në tëmth janë “gurë” të vogël apo në copa të forta, të cilët gjinden në fshikëzën e tëmthit.

Fshikëza e tëmthit është organ i vogël, ndërsa gurët e tëmthit përbëhen nga depozitat e kalciumit, kolesterolit dhe substancave tjera.

Gurët mund të dallojnë sa i përket madhësisë, disa janë më të butë, disa më të fortë, etj.

Nëse krahasohen me gurët në veshkë, gurët e tëmthit janë zakonisht më të butë sepse kryesisht përbëhen nga kolesteroli, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, si t’i trajtoni në mënyrë natyrale gurët e tëmthit?

Trajtimi i tyre me lëng molle

Shumë individë anë e mbanë botës i trajtojnë gurët e tëmthit me ndihmën e lëngut të mollës. Kjo për shkak se besojnë se lëngu i mollës ndihmon në zbutjen e gurëve dhe kësisoj ata shpërbëhen.

Ky mendim është publikuar në një letër në vitin 1999, dhe kishte marrë shembull një grua e cila i kishte trajtuar gurët e tëmthit me këtë metodë, por vlen të ceket se nuk ka studime shkencore që e mbështesin këtë ide. /Mesazhi/