Si të shmangim ngjitjen dhe djegien e ushqimit nga enët e kuzhinës

Nëse jeni një amvisë shumë e mirë dhe ju pëlqen të gatuani jo vetëm sepse duhet, por sepse keni dëshirë, shpesh mund të ndodhë të digjet apo t’ju ngjitet ushqimi në enët e gatimit. Këto janë dy hapa shumë të thjeshtë për shmangien e ngjitjes së ushqimit apo djegies së tiganëve:

Vaj ulliri:Përpara se të gatuani, hidhni në tigan ose në tenxheren që ngjit gjysmë litër vaj ulliri. Vendoseni në zjarr të ulët për 10-15 minuta dhe lëreni të ngrohet gradualisht. Më pas fshini fundin e tiganit me letër kuzhine dhe gatuani në të. Pas kësaj të jeni të sigurtë që, tigani dhe tenxherja juaj nuk do të ngjisin më.
2. Kripë e trashë: Vini në zjarr të fortë tiganin që ngjit dhe pasi të kontrolloni që është ngrohur mjaftueshëm, mbuloni fundin e tij me kripë të trashë. Këshillohet të hidhni 1-2 filxhanë çaji me kripë të bardhë ose të zezë. Lëreni kripën të digjet dhe në fund fshini tiganin me një napë të njomë me uthull molle. Tani mund të gatuani pa u shqetësuar për djegien dhe ngjitjen e ushqimit.