Si të mos ta lini Google-n të iu përgjojë

Ç’aktivizimi i Historisë së Lokacionit në smartfonët me sistemin operativ “Android” e ndalon automatikisht të përgjuarit që mund t’iu kanoset nga kompania gjigante “Google”.

Informacioni mbi vendndodhjen tuaj mund të vazhdojë të mblidhet nga Google, deri sa ju të ç’aktivizoni Historinë e Lokacionit, ani pse nuk ndalon së përgjuari të gjitha informatat transmeton lajmi.net.

Megjithatë, për të ndaluar krejtësisht mbledhjen e të dhënave në pajisjen tuaj “Android”, hapni menynë e privatësisë në llogarinë tuaj në Google dhe pastaj zgjidhni “Activity Controls”. Në këtë sektor, ju mund të ndaloni përgjimin njëherë e përgjithmonë me prekjen e butonit “Web & App Activity”.

Gjithashtu, nënën menynë e privacisë, përdoruesit mund të selektojnë “My Activity” për të parë cilat të dhëna krijohen kur vendosin të shfrytëzojnë shërbimet e Google dhe njëkohësisht të fshijnë të dhënat.