Si të lutet njeriut që ka telashe!

Ebu Umame, nje nga bashkekohesit e profetit Muhamed a.s ka thënë: “Ndodhesha në xhami në një kohë që nuk shërbente për lutje. Profeti a.s. hyri në xhami dhe kur konstatoi prezencën time, më pyeti me habi: “O Ebu Umame! ç’të ka sjellë në xhami në këtë ore?!”
Unë u përgjigja: “O i dërguari i Zotit! Kam halle e preokupime dhe jam i mbytur në borxhe.”
Profeti a.s më tha: “O Ebu Umame! A të të mësoj disa lutje nëse i citon ato, Zoti ta largon preokupimin, t’i heq hallet dhe t’i shlyen borxhet?”
Ebu Umame u përgjigj: “Po, o i dërguari i Zotit.”
Atëherë, Profeti a.s i tha: “O Ebu Umame! Sa herë të gdhihesh dhe të ngrysesh thuaj: “O Zot! Unë kërkoj të më mbrosh nga hallet dhe shqetësimet, nga plogështia dhe dembelizmi, nga frika dhe koprracia, nga zhytja në borxhe dhe nëpërkëmbja e njerëzve.”

  • Ne arabisht: “Allahumme inni eudhu bike minel hemmi wel hazen, we minel axhzi wel kesel, wel buhli wel xhubni, we min galebetid dejni we kahrir rixhal.”