Si të kontrolloni nëse “iPhone”-i është i ri, i rinovuar ose i përdorur

Përpara se të blihet ‘iPhone’ i ri, shpeshherë mund të dyshohet nëse ai është i përdorur më parë.

Por, ekziston një metodë për të zbuluar nëse smartfon është i ri, i riparuar apo i përdoruar më parë, transmeton lajmi.net.

Ju mund ta dëshifroni prefiksin e modelit të pajisjes, për të përcaktuar statusin e saj.

Ndiqini procedurat:

– Hapni opsionin “Settings” në iPhone

– Shko te “General” dhe pastaj shkoni te “About”

– Kërkoni  për “Model” dhe më pas lexoni identifikuesin e modelit pranë atij teksti, i cili duket diçka si “MN572LL / A”. Shkronja e parë do t’iu tregojë nëse pajisja është e re, e rinovuar, apo e përdorur.

– M – tregon se pajisja është e re.

– F – Pajisja është rinovuar.

– P – Pajisja është e përdorur.

SHPËRNDAJE