Si të bëni qese për dhurata! (Video)

Me siguri së paku ndonjëherë ju ka ndodhur që më shumë të kënaqeni me mënyrën se si është paketuar dhurata, se sa me vetë dhuratën!

Të gjitha ato truqe interesante me rastin e paketimit, letrat zbukuruese, detajet dhe kordelet, si edhe qeset zbukuruese lënë gjithsesi mbresat e para të rëndësishme.

Nuk është njësoj se a i keni dhuruar ndokujt dhuratë në qese të zakonshme, apo megjithatë, i keni kushtuar diç më shumë kohë.

Nëse bëni pjesë në grupin e atyre të cilët i kushtojnë kujdes detajeve të këtilla, truku tjetër do t’ju ngazëllejë. Posaçërisht tani kur po na afrohen festat, dhe kur është koha e duhur për të bërë dhurata!

Në video është treguar se si të bëni qese origjinale zbukuruese, por që t’ju kushtojë dyfish më pak se sa ta blini në dyqan.

Përse të mos provoni vetë t’i bëni vetë?

Procedurën e hollësishme shikojeni videon./Mesazhi/