Ne krasitje, çdo dege e pemës paraqitet si një rast i veçante. Prandaj nuk ka receta qe te zbatoje krasitësi. Megjithatë duke u nisur nga ligjet e rritjes dhe zhvillimit te pemës, nga reagimet qe ka pema ndaj prerjeve, përkuljeve, rrallimit te frutave etj, formohen disa rregulla rutine apo koncepte qe e drejtojnë krasitësin ne operacion.
Gjate krasitjes prodhuese synohet qe pema te futet ne prodhim krahas formimit te kurorës, te ruhet forma e kurorës dhe ne raste nevoje te riformoheat ajo, te ketë shpërndarje sa me te drejte te prodhimit ne kurore te pemës, te ketë çdo vit rritje normale, prodhim normal dhe me cilësi te mire.
Shkalla e krasitjes.
Shkalla e krasitjes varet nga mosha dhe fuqia e pemës. Mosha e pemës ndikon ndjeshëm mbi masën e krasitjes. Kur pemët janë te reja, ato krasiten lehte, bëhen prerje te detyruara për formimin e kurorës, ndërsa degët e tjera nuk preken. Me rritjen e moshës se pemës, shkalla e krasitjes rritet, dhe kur pemët plaken bëhen prerja te renda për te rivendosur vegjetacionin, dhe për te bere ripërtëritjen e degëve skeletore.
Frutifikimi dhe rritja vegjetative janë dy faktorë ne antagonizëm me njeri tjetrin. Fuqinë e rritjes se pemës e vlerësojmë nga gjatësia e lastarëve. Sa me te gjate te jene lastarët aq me lehte bëhet krasitja, duke e vlerësuar atë jo ne një dege apo pjese te pemës, por ne te gjithë pemën. Frutikulturisti ka interes te ketë ekuilibër te mire midis rritjes dhe frutifikimit. Për këtë kur bëjmë krasitje te lehte, do te thotë se leme me tepër sytha frutore dhe vegjetative qe duan me tepër lende ushqyese. Prandaj krasitjet e lehta duhet te shoqërohen me plehërime, ujitje, dhe luftim te vazhdueshëm të barërave të këqija. Rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit luan rrallimi i frutave
Llojet e krasitjes prodhuese.
Sipas shkalles se prerjes dallojmë krasitje te shkurtër, që konsiston në shkurtim te degëve dhe degëzave ; te gjate, kur bëhen rrallime te degëve dhe degëzave, pa cenuar ato qe mbeten dhe te përzierë ku disa degëza nuk preken ose krasiten pak, te tjera mund te hiqen apo, krasiten shkurt.
Krasitja e shkurtër bëhet duke prerë degëzat në 2-3 sytha për te ndihmuar kthimin e tyre ne frutore dhe për te mos lejuar zhveshjen ne baze. Kjo dhe krasitja e përziere qe behet tek pjeshka ku në dy dege fqinje, njëra pritet me dy sytha dhe tjetra lihet e paprekur sot nuk përdoren shume. Përdoret gjerësisht krasitja e gjate, e cila ndihmon frutifikimin, dhe nuk lejon dendësinë e kurorës duke ndikuar ne ajrimin dhe ndriçimin e mire te pemës.
Në krasitjet e gjata, frutifikimi dhe vegjetacioni bazohet ne rritjen e vazhdueshme te degëzave dhe përkuljen e tyre natyrale. Gjate krasitjes se gjate largohet pothuajse 1/3 e lastarëve qe ka pema. Largohen lastarët qe nuk kane pozicion te mire, qe dalin nga brenda kurorës, qe kryqëzohen, qe bien mbi njeri tjetrin , qe janë te dobët etj. Zakonisht degëzat qe lihen duhet te shpërndahen mundësisht ne mënyrë uniforme ne degët skeletore, ne largësi 15-20 cm. Krasitjet e lehta për disa vjet rresht, e çojnë prodhimin ne skaj te degëve skeletore duke dobësuar degëzimet e bazës dhe shkaktuar zhveshjen e pemëve ne baze dhe shpesh dobësimin e pemës. Për këtë arsye behet krasitja ripërtëritëse që konsiston ne shkurtimin e vazhdueseve te degëve skeletore deri ne drurin shume vjeçar, me qëllim që të stimulohet dalja e degëzave drunore dhe e vegjetacionit në përgjithësi.
Masa e prerjeve dhe rrallimeve, ne kushtet e rritjes normale te degëve, varet nga specia, kultivari dhe nënshartesa. Rekomandohet qe nga pjeshka te largojmë 50-80% te degëzave, tek kajsia, vishnja dhe bajamja 20-30%, tek molla e dardha 10%, ndërsa qershia pothuajse nuk krasitet. Shkurtimi i vazhdueseve behet, çdo vit, pasi pema ka hyre ne prodhim te plote.