Si ta largoni mjekrën e dyfishtë? (FOTO)

Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti janë dy gjërat më të mira që njeriu mund të bëjë për shëndetin e tij. Mirëpo muskujt e fytyrës shpesh kanë nevojë për ushtrime në mënyrë që me kalimin e moshës të mos varen dh në  të krijojë atë që njihet ndryshe mjekra e dyfishtë.
Ja disa ushtrime që duhet të kryeni që të mos u krijohet mjekra e dyfishtë.
1-Ngrohni muskujt. Lëvizeni mjekrën para dhe prapa 10 herë.
2-Hapeni pak gojën sikur po ushqeheni dhe buzën e poshtme futeni brenda dhëmbëve dhe më pas mbylleni gojën duke nxjerrë jashtë buzën e sipërme. Përsëriteni këtë ushtrim 5-7 herë.

 

3-Mundohuni të prekni hundën tuaj me gjuhë. Kjo do të shërbejë edhe për forcimin e muskujve të gjëndrave tiroide dhe qafës. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.
4-Kthejeni kokën anash dhe nxirrni para mjekrën, më pas këtë ushtrim përsëriteni në anën tjetër. Bëjeni 5 herë për çdo anë.
5-Ngrijeni kokën lartë dhe mblidhini buzët. Mbajeni në atë pozicion për 5-8 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.
6-Mbajeni kokën drejt dhe mblidhini buzët para. Ndër me të dyja duart shtrëngoni faqet anash sikur po nxirrni ajrin nga goja. Përsëriteni këtë ushtrim 6 herë.

 

 

SHPËRNDAJE