Si ta kuptoni nëse foshnja juaj ka dhimbje veshi, pak prindër arrijnë ta kuptojnë

Infeksionet e veshëve janë të zakonshëm tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, me shumicën e fëmijëve që kanë të paktën një episod deri në kohën kur mbushin tre vjeç.

Ata shpesh pësojnë një të ftohur. Mund të jetë e vështirë të vëreni nëse fëmija juaj vuan nga një dhimbje veshi që shoqëron një infeksion të veshëve apo ndonjë grip, pasi shenjat janë të ngjashme, transmeton Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, në mesin e simptomave të dhimbjes së veshit nga një infeksion potencial rreshtohen të qarat e shpeshta, kruarja e veshëve, ethet, vështirësitë në gjumë, humbja e apetitit dhe vështirësitë në të dëgjuar.

Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të shpërthejn ëtupanin e veshit dhe të shkaktojnë probleme n ëdëgjim, andaj është e rëndësishme të vizitoni pediatrin sapo këto simptoma fillojnë të shfaqen./Gazeta Shneta/