Si ta bëni dyshekun tuaj “fringo të ri” VIDEO

A e dini që në dyshekun e krevatit tuaj gjenden miliona qeliza të vdekura të lëkurës, pluhur dhe mola?!

Nuk ka njeri i cili çdo ditë nuk kalon së paku disa orë në krevat.

Qoftë kur e shfrytëzoni vetëm për pushim natën apo dëshironi që gjatë ditës që të shtriheni, të hani diçka duke shikuar film, kjo pjesë e rehatshme e mobilieve gjithsesi është njëra ndër ato në të cilat dëshirojmë ta kalojmë kohën. Mirëpo, pakkush mendon për ta pastruar atë!

A e dini që në dyshekun e krevatit tuaj gjenden miliona qelizash të vdekura të lëkurës, pluhurit dhe molës?! E të mos flasim për djersën të cilën e thith stofi! Prandaj duhet patjetër urgjentisht të filloni ta pastroni. E po, si ta pastroni?

Melissa Maker ka zbuluar mënyrën e shkëlqyeshme dhe shumë të lirë se si ta bëni pastrimin. Në të vërtetë, ajo çdo ditë mbi dyshek hedh sodë bikarbonati!, transmeton telegrafi. E gjitha që ju duhet janë rreth 200 g sodë bikarbonati, të cilën do ta hidhni në “ambientin” e shëndetshëm dhe krevati juaj do të “ketë aromë të mrekullueshme!

Praktikoni të pastroni dyshekun me thithëse pluhuri edhe para edhe pas pastrimit me pluhurin e bardhë magjik.