Si ta aktivizoni modalitetin e errët të “Google Chrome’ në ‘Windows 10”

‘Chrome 74’ është lansuar zyrtarisht tashmë për sistemet operative Windows, Mac dhe Linux, me mundësinë e modalitetit të errët.

Chrome automatikisht do të kthejë modalitetin e errët, nëse është aktivizuar më parë ky i fundit në Windows 10, transmeton lajmi.net.

Por, nëse nuk keni durim dhe dëshironi ta provoni atë vetë, ndiqini instruksionet e mëposhtme:

– Hapeni “properties” duke klikuar me tastin e djathtë në “shortcut”-in e Google Chrome
– Shtoni “–force-dark-mode” në fund të fushës “target location” (pa thonjëza)
– Hapeni më pas Google Chrome për ta shijuar modalitetin e errët.

Chrome 74 është i disponueshëm për t’u shkarkuar tek faqja e Google Chrome.