Si e parasheh Kushtetuta e Kosovës çështjen e emërimit të mandatarit për kryeministër dhe afatin kohor?

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi të hënën ka pritur në një takim konsultativ kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takim ky që nuk zgjati më shumë se pesë minuta.

Lideri i LVV-së, duke folur për këtë takim tha se nuk ka efekte juridike, ndërsa emrin e mandatarit për kryeministër do ta dërgoj me shkrim.

Ndërkaq, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Për takimin e shkurtër u deklarua edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai zgjodhi rrjetet sociale për të folur për takimin me Kurtin, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, duke shtuar se në takimin e së hënës, Kurti nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit për kryeministër, prandaj ka vendosur t’i ofroj Kurtit kohë edhe 48 orë për nominimin e kandidatit për kryeministër.

Por si e parasheh Kushtetuta e Kosovës çështjen e emërimit të mandatarit për kryeministër dhe afatin kohor?

Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës, pika 1 thotë se pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Pika e dytë e këtij neni thotë se kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.



Ndryshe, LVV dhe LDK pavarësisht se kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në vend, nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje. Kurti të hënën ka publikuar emrat e pesë ministrave të ardhshëm të LVV-së si dhe emrin e zëvendëskryeministrit të dytë në rast të bashkëqeverisjes me LDK-në.

Zyrtarë të LDK-së megjithëse kanë thënë se LVV ka dëmtuar procesin e bisedimeve për bashkëqeverisje, janë shprehur të gatshëm për vazhdimin e bisedimeve.