“Si e morët vendimin për ta shitur Ronaldon për 100 mln euro”

Andre Villas-Boas është shprehur i befasuar me vendimin e Real Madridit për shitjen e Cristiano Ronaldos në afatin e fundit kalimtar.

Portugezi i dha fund qëndrimit nëntë vjeçar në ‘Santiago Bernabeu’, duke u transferuar në Serie A te Juventusi për 100 milionë euro.Ish trajneri i Portos dhe Chelsea, ka kritikuar vendimin e Realit për shitjen e Ronaldos, ndërsa në anën tjetër ka përgëzuar Juventusin.

“Më kanë habitur tërësisht. Si e shisni Ronaldon për 100 milionë? Nuk ka kuptim në asnjë pikëpamje: as sportive as ekonomike”, ka deklaruar Villas Boas, përcjell ‘lajmi.net’.

“Përgëzime për Juventusin për goditjen që kanë bërë”