Shumë të vdekur në zjarrin e Londrës

Vdekje të shumëfishta janë konfirmuar në tragjedinë që goditi Londrën sot pas mesnate, ndërsa më shumë se 200 zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me zjarrin e madh që përfshiu një bllok banesash në perëndim të Londrës.

Zyrtarët nga njësitë e zjarrfikësve thanë se nuk ishin në gjendje të konfirmonin numrin e saktë të të vdekurve, por Shërbimi Ambulantor i Londrës ka konfirmuar se 50 persona janë dërguar në pesë spitale rajonale, transmeton e përditshmja britanike Mirror.

Shumë banorë janë ende të bllokuar në banesat e tyre. Dëshmitarët përshkruan skenat si të tmerrshme, pasi panë banorë që u hodhën nga dritaret duke lidhur si konopë qarqafet e shtretërve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit. /MESAZHI/