Më shumë se dy milionë haxhinj mbërrijnë në Arafat

Mbi dy milionë haxhinj kanë mbërritur në Arafat ku falën namazin e drekës dhe ikindisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kodrën e Arafatit, haxhinjtë kryejnë njërin nga ritualet themelore të haxhit në Mekë dhe Medinë.

Xhamia Nemire, e cila ka një kapacitet të pranojë rreth 300 mijë besimtarë, ishte e vogël të pranojë tërë atë numër besimtarësh të cilët falën namazin edhe jashtë haremit të saj, në qiell të hapur.

Pas lutjeve të bëra, miliona besimtarë u kthyen tek tendat e tyre në kodrën Jebel-i Rahme (Kodra e mëshirës) në të cilët sipas besimit islam, janë takuar njeriu i parë Ademi dhe gruaja e tij Hava.

Pas qëndrimit në Arafat, besimtarët do të marrin rrugën drejt Muzdelifes, pas çka do të shkojnë në vendin Mina, ku do të kryejnë ritualin e “hedhjes së guralecëve” në tre vendet e quajtur “xhemret”.

Hedhja e guralecëve, simbolizon luftën kundër djallit.

Të premten më 1 shtator, muslimanët anembanë botës fillojnë kremtimin e Kurban-Bajramit.