Shumë qytetarë në Tetovë ankohen se nuk janë në listën e votuesve

Pas orës 10 shumë qytetarë në Komunën e Tetovës nuk e kanë gjetur veten në listën e votuesve.

Disa prej tyre thonë se kanë qenë listë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa janë fshirë në këto zgjedhje, ndërsa disa të tjerë sapo kanë mbushur moshën për të votuar. Një qytetare tjetër është ankuar se vajzës së saj me aftësi të kufizuar nuk I është mundësuar të votojë dje siç parasheh kodi zgjedhorë, por e njëjta është detyruar që sot ta sjellë të bijën në vendvotim.

Shumica e qytetarëve që nuk kanë gjetur veten në listën e votuesve dhe kishin ankesa të ngjashme nuk deshën të flasin para kamerave, por kamera e Televizionit SHENJA arriti të sigurojë disa denoncime të kësaj natyre.