Shuma që duhet të paguajë Barca për rikthimin e Neymarit

Rikthimi i Neymarit në Barcelonë duket shumë i mundshëm.

Sulmuesi brazilian në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro la Barcelonën për t’iu bashkuar Pars Saint Germian, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Por, largimi i 26 vjeçarit nga PSG në verën e ardhshme mund të jetë më i thjeshtë se sa dukej. Kështu raporton ‘Cadena SER’.

Barcelona pretendon se lojtari ka një marrëveshje me PSG që e lejon të largohet verën e ardhshme për 220 milionë euro.

Nëse Barcelona në afatin e ardhshëm kalimtar nuk arrin marrëveshje me PSG-në për transferimin e Neymar, ky transferim raportohet se në verën e vitit 2020 mund të bëhet për një shumë më të ulët se 200 milionë euro.

Këtë situatë mirë po e monitoron edhe Real Madrid, që asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur në skuadër Neymarin.