Shtyhet seanca për rastin ”Monstra”

Fejzi Aziri, Sami Luta, Agim Ismailoviç, Haki Aziri, u sollën nga Idrizova në Gjykatën e Lartë në Shkup për të ndjekur seancën publike lidhur me këtë rast.

Trupin gjykues përveç kryetarit Jovo Vangllovski e përbënin edhe Xhemali Saiti, Faik Arsllani dhe Shpend Devaja. Prokurorja publike, Liljana Spasovska, erdhi në vend të Gordana Geshkovskës. Dafinka Ivanovska ishte avokatja e të dëmtuarve, raporton SHENJA.

Sipas Tv Shenja, mungesa e avokatit Naser Raufi e anuloi seancën për 9 qershor, e premtja e ardhshme në ora 11:00.

Prokurorja tha se më 6 prill është kërkuar marrja e lëndës nga Prokuroria Speciale Publike.

“Ka patur edhe biseda telefonike për marrjen e lëndës. Gjoja se Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë materialet Speciales. Gjykata është e obliguar të sigurojë terren për drejtësi. Gjykata nuk e mori vendimin. Nuk është në rregull që seanca të zhvillohet kaq shpejte, duhen prova të reja për të cilat opinioni e di se ekzistojnë. Mos të vimë në situatë sikur në lëndët e tjera, por unë jam profesioniste dhe dua ti kem të gjitha provat për këtë lëndë. E dimë se ka fakte të reja dhe duhet ti dimë ato fakte në mënyrë që të zhvillohet seancë me fakte dhe drejtësi”, deklaroi prokurorja.

Por Jovo Vangelloski e kundërshtoi prokuroren duke thënë se nëse ka nevojë të merren prova shtesë prokuroria ka mundësi të merr prova.

Vangellovski vendosi kokë më vete për datën e seancës edhe pse avokatët i thanë se nuk mund të marrin pjesë më datë 9 qershor.