Shtyhet për disa orë fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Është shtyrë fluturimi i Ramush Haradinajt për në Hagë.

Kryeministri në detyrë raportohej se do të udhëtonte me fillim prej orës 12:30 për në Hagë, mirëpo fluturimi i tij është shtyrë për disa orë, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Kryeministrit.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj do të intervistohet nga prokurorët e Speciales në cilësinë e të dyshuarit.

Para nisjes, Haradinaj ishte shprehur i bindur se ai do të dalë i pafajshëm edhe nga ky proces, dhe se sipas tij luftëtarët e lirisë janë rreshtuar gjithmonë në anën e së drejtës.